Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 18/10/2021
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;
Historia: Albjon Ceku u la ne burg nga Gjykata e Dibres per akuzen e korrupsionit ne zgjedhje, ndersa ceshtja i eshte derguar SPAK, pritet qe Gjykata te vleresoje serish masen e sigurise.
Ne daten 10 maj Gjykata e Posacme e Shkalles se Pare vendosi qe te lere ne masen e sigurise "Arrest ne burg" per shtetasin Albjon Ceku.
Spak nepermjet njoftimit per mbylljen e hetimeve deklaron " Nga veprimet hetimore të zhvilluara në kuadër të këtij proçedimi penal janë mbledhur prova me anë të të cilave është provuar se i pandehuri Denis Xholi, në bashkëpunim me të pandehurin Abjon Ceku, kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në datën 25.04.2021.
Po kështu, nga hetimet është provuar se i pandehuri Denis Xholi, i cili ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, në kundërshtim me parashikimet e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore.
Në përfundim të hetimeve, i pandehur Denis Xholi është akuzuar se ka kryer veprat penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", kryer në bashkëpunim, si dhe "Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore", të parashikuar nga nenet 328-25 dhe 328/a/1 të Kodit Penal, ndërsa i pandehuri Abjon Ceku është akuzuar se ka kryer veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 e 25 të Kodit Penal."