Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Xhiljon
Mbiemri: Hoxha
Data Ngjarjes: 16/11/2020
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh
Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Xhiljon Hoxha pasi ne daten nga kontrollet e ushtruara nga Policia si plan masash ne disa rruge dhe zona qe konsiderohen problematike sa i perket shperndarjes se lendeve narkotike, eshte konstatuar ne pranine e nje personi tjeter te identifikuar si Elton Tahiri. Është vënë re se personat në fjalë shkëmbyen diçka mes tyre, kur ata ishin pranë njëri tjetrit dhe pas këtij veprimi, shtetasi Elton Tahiri, është larguar në drejtim të rrugës "Xhanfize Keko". Dyshimet e krijuara për veprimtari të paligjshme të tyre, kanë policet të ndërhyjnë, për të kapur e ndaluar këtë të fundit dhe pas ndalimit të tij, ai është kontrolluar në kushtet e flagrancës. Gjatë kontrollit, në xhepin e pantallonave, atij i është gjetur një qese plastike e mbështjellë, brenda të cilës, kishte lëndë që është dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Heroinë". Ky fakt ka shërbyer, që personi në fjalë, të shoqërohej në organin e policisë. Me pas, efektivet kane shkuar në banesën e shtetasit Xhiljon Hoxha dhe pas kontaktit me këtë të fundit, ka hyrë në banesën e tij dhe ka kryer një kqyrje. Pas komunikimit, shtetasi Xhiljon Hoxha ka pranuar menjëherë se kishte me vete lëndë narkotike. Gjatë kontrollit që ju bë atij në kushtet e flagrancës, i janë gjetur katër qese farmaceutike, me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", të cilat pas peshimit, kanë rezultuar në masën 6,4 gram si dhe shtatë qese plastike, të mbyllura në formë dozash standarte, brenda të cilave kishte material të dyshuar si lëndë narkotike të llojit "Heroinë". Kjo e fundit, pas peshimit rezultoi në masën 3,4 gram. Gjithashtu në një paketë cigare, që shtetasi në fjalë kishte me vete, është gjetur edhe pak material bimor, i dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Cannabis Sattiva ", që mbas peshimit ka rezultuar në masën 0,6 gram. Në ambientin e koridorit të banesës, mbrapa frigoriferit janë gjetur dy vazo qelqi, në njërën prej të cilave janë gjetur 18 qese farmaceutike, me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", ndërsa në vazon tjetër është gjetur material i tillë, i dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", futur në një qese plastike. Pesha e materialit bimor që ndodhej në qeset e gjetura në të dy vazot arrinte sasinë 33,2 gram. Në vazhdim të kqyrjes, në parvazin e dritares së dhomës së ndenjes, është gjetur një kuti e bardhë me mbishkrimin "Metadon", brenda së cilës kishte 18,5 kokrra, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit "Metadon", e që kishin një peshë prej 2,8 gram. Ndërsa mbi një tavolinë, që ndodhej në dhomën e ngrënies, në një tabaka, është gjetur një kuti alumini, me mbishkrimin "Ginger" brenda së cilës kishte dy kartvizita si dhe mbetje të një pluhuri me ngjyrë dheu "i dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Heroinë". Materialet bimorë dhe pluhur, të dyshuar si lëndë narkotike, si dhe sendet tjera, të gjetura tek shtetasi Xhiljon Hoxha në banesën e tij, janë sekuestruar gjithashtu me cilësinë e proves.