Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Mario
Mbiemri: Skenderaj
Data Ngjarjes: 12/04/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh
Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasin Mario Skenderaj, 28 vjeç , ne rrugen "Muharrem Butka", pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij nga Forca e Posaçme "Shqiponjat" , iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.Policia i ka konstatuar duke ecuar ne kembe pa maske mbrojtese dy shtetasit: Mario Skenderaj dhe L.P.
Gjate intervistimit shtetasit Mario Skenderaj i ka rene nga dora nje qese e tejdukshme me mbyllje me djegie e dyshuar me lende narkotike te llojit kokaine. Pas peshimit me peshore elektronike , lenda ka rezultuar ne masen 0.4 gram. Eshte kryer akti i ekspertimit kimik, date 11.6.2021 ku eshte arritur ne konkluzionin per pranine e kokaines.
Eshte kryer ekspertimi toksikoligjiko-ligjor, date 23.4.2021 , ka rezultuar se ne mostren e urines u zbulua prania e produkteve te metabolizmit te kokaines ne organizmin e njeriut. Eshte kryer edhe ekspertimi toksikologjiko- klinicist , date 2.7.2021 ku ka rezultuar se " ndarja e lendes narkotike me doza nuk eshte objekt i ekspertimit mjeko- ligjor . Sasia prej 428 miligram , lende narkotike e llojit kokaine, ne ngarkim te shtetasit ne hetim Mario Skenderaj , eshte doze e cila perfshihet brenda tolerances se perdorimit vetjak dhe te njekohshem pa shkaktuar demtime per shendetin.