Te dhena
Kthehu
Policia
Emer:
Mbiemer:
Data Ngjarjes:
Kategoria:
Sipas Nenit:
Detaje të çështjes:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Agron Bajraktari, 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen.Autoret e vjedhjes pasi jane futur ne ambientet e brendshme te nderteses se shoqerise "B..."sh.p.k nepermjet njeres prej dritareve te saj dhe ne zyren e finances kane vjedhur nje shume prej 700 mije leke. Pronari i bizneset "B..." Sh.p.k ka kallezuar se "tre persona jane futur ne biznesin e tij dhe kane vjedhur shumen 700 mije leke, Sipas tij , autoret e vjedhjes kane vepruar ne menyre te qete pasi edhe roja ka qene ne kabinen e tij dhe sic duket nga pamjet filmike nuk ka vepruar. Ne momentin qe autoret jane larguar nga biznesi, roja ka dale nga kabina. Meqenese i ka pare autoret, roja nuk ka njoftuar as kompanine e tij ku eshte i punesuar dhe as policine e shtetit, me pretendimin se nuk kishte radio dhe se telefonin nuk e kishte te rimbursuar ". Eshte pyetur edhe shtetasi H.S., drejtues teknik ne kompanine "Security L.."i cili ka deklaruar "se rreth ores 6 :00 eshte njoftuar per nje vjedhje te ndodhur ne biznesin "B..." Sh.p.k Ai shton se roja prej disa ditesh ka qene pa radio pasi ajo ka qene e prishur. Agron Bajraktari ka deklaruar "se ne daten 9.4.2021 kam marre sherbimin e rojes rreth ores 15:00 dhe do tja dorezoja kolegut tim te nesermen e kesaj dite ne oren 7:00 . Gjate sherbimit kam qene i veshur me uniformen e sherbimit te kompanise "L...Security" , ku jam i punesuar.Rreth ores 01:10 te nates ndersa isha ne vendroje degjova nje zhurme. Mora nje shkop per vetembrotje dhe dola nga vendroja pasi pashe nje person me kapuc ne koke te cilin e pyeta se kush je, por ai u largua me vrap duke kapercyer murin rrethues. E ndoqa disa metra por nuk arrita ta kapja. Mora aparatin telefonik per te njoftuar pronarin por telefoni mu fik. Aparatin e telefonit ma kane blere femijet por une nuk di ta perdore mire. Ne oren 5:10 kur ne kompani ka ardhur punonjesi i shoqerise, e vura ne dijeni per ngjarjen. Kam dy muaj qe punoj ne nje detyre te tille. " Nga pamjet filmike shihet se autoret e vjedhjes jane tre persona te maskuar me kapuc ne koke dhe doreza ne duar , te veshur me rroba me ngjyre te zeze .Njeri prej tyre mban ne dore nje leve. Pasi shtyn me duar nje dritare , njeri prej tyre futet brenda. Pasi kryejne vjedhjen te tre autoret largohen duke kapercyer murin rrethues.
Prokuroria
Prokuroria
Data e Vendimit te Prokurorise:
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori
Historia:
Sipas prokurorise , shtetasi Agron Bajraktari nuk e ka kryer me korrektesi detyren e tij te rojes. Ai ndonese i ka pare autoret e vjedhjes duke u futur ne objekt nuk ka ndermarre asnje veprim per ti penguar ata , por qendron ne vendroje pa levizur. Edhe pas kryerjes se vjedhjes autoret largohen pa u shqetesuar prej andej dhe vetem pasi autoret largohen nga objekti ai leviz nga vendroja e megjithe kete nuk njofton as sherbimin e tij te kompanise ku eshte punesuar dhe as policine e shtetit .
Gjyqtari Paraprak
Gjyqtari Paraprak
Data e Vendimit te Gjyqtarit paraprak:
Neni
Gjykata e shkalles se pare
Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare
Data e
masës
së Gjykates së Shkalles së Pare:
Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë
Data e
vendimit
së Gjykates së Shkalles së Pare:
Neni
Shkarko Vendimin e Gjykates së Shkalles së Pare
Gjykata e Apelit
Masa e Sigurise nga Gjykata e Apelit
Data e
mases
të Gjykatës së Apelit Tiranë:
Vendimi i themelit i gjykatës së Apelit
Data e
vendimit
të Gjykates së Apelit Tiranë:
Neni
Gjykata e Lartë
Masa e Sigurise nga Gjykata e Larte
Data e
masës
së Gjykatës së Larte:
Vendimi i Gjykatës së Larte
Data e
vendimit
të Gjykates së larte:
Neni