Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Kliton
Mbiemri: Merxho
Data Ngjarjes: 02/04/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/2 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e bashkepunimit ose me shume se nje here
Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:Kristi Tocka 23 vjeç dhe Kliton Merxho, 22 vjeç, pasi në rrugën "Egnatia" gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular. Nga ky material procedues dhe veprimet e para hetimore ka
rezultuar se ne datë 31.03.2021 rreth orës 16:50 një patrullë policie e Komisariatit të Policise nr.3 Tiranë, ndërsa
qarkullonte në rrugën "Egnatia" , ka parë dy persona, njëri prej të cilëve kishte në dorë një qese plastmasi të zezë të mbështjellë në grykë me natriban.
Rezulton se ndersa patrulla e policise eshte afruar dhe ka nisur ti pyese, i riu që mbante qesen në dorë dhe që më vonë u
identifikua si Kristi Toçka, është larguar me vrap, nderkohe qe ka hedhur edhe qesen qe mbante.I ndjekur nga punonjësit e policisë personi nen hetim Kristi Toçka, eshte kapur i fshehur në brendësi te pallateve "Vizion" .
Nderkohe punonjesi tjeter i policise ka kapur të riun tjetër, qe u identifikua si Kliton Merxho.
Ndodhur në këto kushte, nga ana e oficerit të policisë gjyqësore më datë 18.12.2019 është kryer arrestimin në flagrancë i
shtetasve Kliton Merxho dhe Kristi Toçka si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes
së narkotikëve" , parashikuar nga Neni 283/2 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e bashkepunimit ose me shume se nje here të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore ne vijim eshte konstatuar se në qesen e hedhur nga i dyshuari Kristi Toçka është gjetur lëndë e ngjashme me lenden narkotike Cannabis Sativa, e cila e peshuar ka rezultuar me peshë 1036.4 gr.