Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Klajdian
Mbiemri: Zeqo
Data Ngjarjes: 09/03/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh
Detaje të çështjes: Sherbimet per Seksionit per Hetimin e Narkotikeve ne DVP Tirane , ne bashkepunim me komisariatin e Policise Vore ne baze te informacioneve te siguara nga qytetaret, pas nje pune disajavore , finalizuan operacionin antikanabis te koduar "Vila" ne kuader te te cilit u arrestuan ne flagrance shtetasit : Klejdian Zeqo 34 vjec dhe Anita Zeqo 31 vjec , banues ne Vore (bashkeshorte) .Keta shtetas ne bashkepunim me njeri tjetrin kishin pershtatur ambientin e baneses se tyre me aparatura qe sherbejne per kultivimin dhe prodhimin e lendeve narkotike . Gjate kontrollit te baneses u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 3.6 kg lende e dyshuar kanabis sativa, 9 fidane te dyshuar kanabis te kultivuar , pajisje qe kane sherbyer per kultivimin e bimeve narkotike , fara kanabisi dhe sende te tjera te kundraligjshme .
Nga faktet e paraqitura ne Gjykate, ka rezultuar se nga kontrolli në banesën tre katëshe të shtetasit Klajdian Zeqo, ku në hyrje të korridorit të katit të dytë u gjet një arkë e zezë plastike me 10 (dhjetë) gota plastike, të mbushura me dhe (pleh), të cilat dyshohen se janë kubikë, në të cilat janë mbjellë fara të bimes narkotike, të llojit cannabis sativa. Po në korridor, mbi një tavolinë është konstatuar një leter alumini dhe një gazete, brenda të cilave ndodheshin material bimor me ngjyre jeshile, e dyshuar lëndë narkotike e llojit à ¢ €š ¬Ã‹Å“cannabis sativa' si dhe në dhomen e ndenjes, mbi tavoline ndodhej një dege me boçe, si ajo e bimës narkotike à ¢ €š ¬Ã‹Å“cannabis sativa', me peshë totale 34.8 (tridhjetë e katër pikë tetë) gram me ambalazh, të cilat u futen në qeskën e provave me nr. B20001679.
Në tualetin e banesës, mbi lavaman ndodhej një peshore elektronike, me ngjyrë të zezë me mbishkrimin "Procale" , e dyshuar me mbetje të lëndës narkotike heroine, e cila u fut në qeskën e provave me nr.A20003916. Me pas gjate kontrollit të ushtruar në katin e tretë, në tualetin e këtij kati, ndodhej një litar i lidhur në dy skajet e mureve të tualetit dhe sipër litarit ishin të varura 9 (nëntë) bimë, me kërcell dhe boçe, në gjëndje gjysmë të tharë, të varura kokëposhte të dyshuara bimë narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë 2.7 (dy pikë shtatë) kilogram, të cilat u futen në qeskën e provave me nr.C10019137.