Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Amarildo

Mbiemri: Ibra

Data Ngjarjes: 26/02/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Amarildo Ibra, 21 vjec banues ne Tirane . Gjate kontrollit fizik dhe ne banesen e ketij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi me lende te dyshuar kanabis , nje pjese e te cileve ishte e ndare ne doza, gati per shitje. Bashke me Ibren u referua ne gjendje te lire edhe shtetasi S. K. Më datë 25.02.2021, rreth orës 21:10, në Tiranë, në afërsi të kryqëzimit të Taivanit, nga ana e punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme Shigjeta 2 të DVP Tiranë, është konstatuar në leëvizje automjeti taxi me targa AD101D, me drejtues shtetasin E.D. dhe pasagjer Amarildo Ibra, S.K. dhe R.Z.. Gjatë kontrollit të shtetasit Amarildo Ibra ju gjet në trup një qese si ato të farmacive ku brenda kishte material bimor e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe shtetasit S.K. në çantën e tij ju gjet një tub plastik në formë cilindrike ku dyshohej se brenda kishte lendë narkotike të llojit kokainë. Për dokumentimin e këtij fakti është bërë sekuestrimi dhe peshimi i lëndës së dyshuar narkotike. Peshimi është kryer me peshore elektronike të markës Adam dhe ka rezultuar me peshë të përgjithshme me amballazh 2.0 (dy pikë zero) gram, e cila pas peshimit është futur në qesen e provave me Nr.UNIK. A20003932.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 06/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Amarildo Ibra ka deklaruar se është përdorues i lendës narkotike të llojit cannabis sattiva prej me shumë se dy vitesh, lëndën narkotike që i është gjetur nga policia e ka pasur për përdorim personal. Këtë sasi lënde narkotike e ka gjetur në qytetin e Gramshit kur ishte tek familja e tij për ti vizituar, ka konsumuar një cigare me hashashnjë ditë me parë se ngjarja. Ai ka deklaruar se ndihet i penduar për ketë veprim që ka bërë, ndihet në gjëndje të rëndë emocionale pasi me këtë veprim i ka sjellë pasoja familjes gjithashtu ka deklaruar se në banesën që ka marrë me   qira në Tiranë në rrugën e "Kavajës", në afërsi të lokal Sofra Turke, ka prapë lëndë narkotike për të cilën është i penduar që e ka mbajtur në shtëpi. Ai ka deklaruar se rreth njëzet ditë më parë ka shkuar në Gramsh, pasi ka mbërritur në Gramsh ka dalë në fshatin Ceruj për të bërë ecje në kembë, mbasi është kthyer nga xhiroja, ka gjetur të fshehur në disa ferra një qese të zezë si ato të plehrave dhe nga kurioziteti e ka hapur, dhe ka parë se brenda kishte lendë narkotike hashash dhe kur është kthyer për në Tiranë e ka marrë me vete duke e cuar në banesën qe ka me qira. Gjykata e Tiranes denoi me 3 vite e 4 muaj burgim, pasi perfitoi edhe ulje te denimit per shkak te gjykimjt te shkurtuar. Denimi me burgim u pezullua dhe kaloi ne sherbim prove ne 4 vite.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 08/09/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 01/03/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.