Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 28/05/2021
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;
Historia: Gjykata caktoi ndaj tij ne daten 7 mars, masen e sigurise arrest ne burg me afat 30 dite. Ne daten 6 prill, Gjykata mori ne shqyrtim nje kerkese te dyte nga Prokuroria dhe vendosi qe te lere Klodian Rrapon ne arrest shtepie.
Gjate hetimeve, Klodian Rrapo ka tentuar ti shpetoje drejtesise me argumentin se ishte perdorues i lendes narkotike te heroines. Konkretisht, ai ka deklaruar: se është përdorues i lëndës narkotike të llojit heroine prej rreth 3 vitesh dhe se lënda narkotike e cila i është gjetur e kishte për perdorim vetjak. Në vijim, shtetasi Klodian Rapo deklaroi se lëndën narkotike e ka blerë tek nje person i racës rome, në zonën e Medresesë, për shumen 3000 leke dhe konkretisht, mbrapa xhamisë, pasi aty qendrojne gjithmonë djem të cilet konsumojnë heroinë dhe për këtë arsye sa herë që ka nevoje për lëndë narkotike ai shkon të bleje në këtë zonë.
Por nga akt ekspertimi, rezultoi se Klodian Rrapo nuk ishte persorues i lendes narkotike te heroines.
Gjykata e gjeti fajtor Klodian Rrapon per "Prodhim dhe shitje te narkotikeve" duke e denuar ate me 5 vite burg, denim qe iu konvertua ne 3.4 vite. Nderkohe, Gjykata vleresoi te pezulloi denimin me burg, duke e vene ate ne periudhe prove per 3 vite.