Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Sabiel

Mbiemri: Harisbeu

Data Ngjarjes: 06/03/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh

Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasin Sabiel Harisbeu 42 vjec , pasi gjate kontrollit fizik te ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua nje sasi me lende te dyshuar narkotike heroine. Rreth ores 11:30 te dates 05.03.2021, eshte organizuar sherbim per verifikimin e ketij informacioni, ku ne rrugen "Reshit Petrela" eshte konstatuar duke ecur ne kembe shtetasi Sabiel Harisbeu. Menjehere eshte bere nderhyrja dhe neutralizimi i ketij shtetasi dhe ky shtetas sapo ka vene re prezencen e punonjesve te policise, leshoi dicka nga dora dhe e hodhi ne toke. Gjate kontrollit, u konstatua se shtetasi Sabiel Harisbeu, kishte hedhur ne toke, nje qese te vogel plastike te mbyllur, brenda se ciles kishte nje material pluhuri ne ngjyre te kuqerremte, si ai i lades se dyshuar narkotike i llojit heroine. Gjate kontrollit fizik te ketij shtetasi, ne xhepin edjathte te pantallonave, si dhe ne xhepim e mbrapem te pantallonave iu konstatuan 2 qese te vogla plastike te mbyllura, brenda se cilave kishte nje material pluhuri ne ngjyre te kuqerremte, si ai i lendes se dyshuar narkotike i llojit heroine. Pasi u be sekuestrimi, u be peshimi i lendes se dyshuar narkotike, dhe rezultoi me peshe totale 0.6 (zero pike gjashte) gram, e cila do te dergohet per ekspertim kimik prane IPSH. Eshte ushtruar kontroll i baneses se shtetasit Sabiel Harisbeu dhe gjate kontrollit nuk eshte konstatuar asnje send i kundraligjshem. I eshte marre kampioni i urines shtetasit Sabiel Harisbeu dhe do te dergohet per ekspertim prand IML.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 19/11/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti ne shtepi;

Historia: Sabiel Harrisbeu: dua te deklaroj se jam perdorues i lendeve narkotike prej rreth 25 vitesh dhe se lenda narkotike e cila me eshte gjetur e kam per perdorim vetjak. Lidhur me lenden narkotike dua te them se e kam blere tek nje person ne zonen e Laprakes, perpara rreth dy ditesh kundrejt shumes 3000 Leke, tek nje person rreth moshes 25 vjec, i races rome, emrin e te cilit nuk e di. Gjithashtu dua te shtoj se jam i regjistruar tek qendra Aksion Plus prej 16 vitesh ku dhe trajtohem me terapi mbajtese me metadon. Kjo shpjegon dhe metadonin qe me eshte gjetur ne banese, ne nje filxhan kafe, qe e kisha per ta konsumuar, te cilin madje me duhet ta konsumoj perdite rreth 40 mlg. Per shkak se na jepet vetem per ta konsumuar, ajo tretet ne uje dhe une prandaj e kisha ne gote filxhani. Sabiel Harisbeu u gjykua me procedure te shkurtuar, duke bere qe te perfitoi ulje te denimit. Ai u gjet i fajtor per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe u denua fillimisht me 6 vjet burg, denim i cili u ul ne 4 vite dhe u pezullua ne 3 vite sherbim prove. Harisbeu u hetua ne mase sigurimi "Arrest shtepie".

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 19/11/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 08/03/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.