Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Desjan

Mbiemri: Mingla

Data Ngjarjes: 03/03/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh; Neni 283/2 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e bashkepunimit ose me shume se nje here

Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasin Daniel Mingla 18 vjec dhe Desjan Mingla 26 vjec (vellezer) ,pasi gjate kontrollit ne lokalin e marre me qira nga shtetasi Desjan Mingla ku ishte punonjes Daniel Mingla jane gjetur dhe sekuestruar doza me lende narkotike kokaine dhe nje peshore elektronike. Konkretisht, Me date 02.03.2021, rreth ores 18:40, ne rrugen "Kongresi Tiranes", Tiranë, nga ana e punonjesve të policise të Komisariatit te Policise Nr.3 Tiranë, është ushtruar kontroll në lokalin që kishte me qera Desjan Mingla, ku gjatë kontrollit të lokalit në një triko të varur në gozhde, në afersi të banakut u gjet një sasi lende narkotike e llojit "kokaine" e cila ishte ndare në doza, të cilat pasi u nurneruan rezultuan 49 qese plastike me ngjyre si të bardhe të mbyllura me djegie brenda të cilave kishte material pluhur me ngjyre të bardhe të dyshuar si lendë narkotike Kokaine dhe një qese tjeter pak me e madhe me ngjyre si të bardhe të mbyllura me djegie brenda të cilave kishte material pluhur me ngjyre te bardhe të dyshuar si lende narkotike kokaine dhe një peshore elektronike me mbetje pluhur të bardhe të dyshuar si lendes narkotike Kokaine. Në momentin që kane hyrë punonjesit e policise shtetasi Desjan Mingla ka tentuar të fshehe lenden narkotike. Kamarjeri ne lokal ishte vellai tjeter i mituri Daniel Mingla. Peshorja elektronike u fut në qesen e provave me Nr.UNIK. A20004038. U bë sekuestrimi lendës të dyshuar narkotike të llojit kokaine, u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshe të pergjithshme me amballazh 32.6 (tridhjete e dy pike gjashte) gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 29/06/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Ne Gjykate, avokati I Desjan Mingla ka pranuar mbajtjen e lendes narkotike pasi eshte perdorues, por nuk e prodhon dhe shperndan ate. Avokati ka kerkuar ne te dyja shkallet mase me te bute, teksa ka argumentuar se I riu eshte me arsim te larte dhe rezulton ne pune ne sektorin e IT ne QKUM. Desjan Mingla u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest ne burg" Ai u denua nga Gjykata e Shkalles se Pare me 4 vite burg duke perfituar edhe ulje nga gjykimi i shkurtuar. Perfundimisht, gjykata e konvertoi denimin me 5 vite sherbim prove dhe urdheroi te riun te mos shoqerohet me persona te inkriminuar.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 06/07/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 05/03/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 18/03/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.