Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Arlind

Mbiemri: Kamberi

Data Ngjarjes: 03/03/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh

Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasin Arlind Kamberi, banues ne Tirane. Gjate kontrollit te baneses se ketij shtetasi , sherbimet e policise kane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale rreth 3 kg lende narkotike kanabis sativa , doza me lende narkotike kokaine , nje shume te konsiderueshme parash dhe 2 aparate celular. Konkretisht, Komisariati i Policise Nr.3 Tirane, ka pasur informacione se shtetasi Arlind Kamberi ne rrugen "Ibrahim Ndroqi" Tirane, ka nje banese me era dhe merret me shperndarje te Iendeve narkotike. Me date 2.03.2021, rreth ores 11:30, ai eshte konstatuar me dy valixhe tek hyrja e pallatit ne Rrugen "Ibrahim Ndroqi",Tirane, ndaj te cilit kane ushtruar kontroll por nuk kane gjetur ndonje send te paligjshern. Nga ana e punonjesve te policise te Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane, eshte ushtruar kontroll ne banesen te cilen e kishte ne posedim shtetasi Arlind Kamberi ne adresen Rruga "Ibrahim Ndroqi" dhe gjate kontrollit ne dhomen e gjumit u gjeten dy qese te zeza si ato te plehrave brenda te cilave ka lende te dyshuar narkotike "Cannabis Sativa" , ku ne njeren ka 62 qese transparente me mbishikrim "Hico" brenda te cilave ka Iende te dyshuar narkotike te llojit "Cannabis Sativa" dhe ne tjetren ka 25 qese tranparente me mbishikrim "Hico" brenda te cilave ka qese farmaceutike transparente me lende te dyshuar narkotike te llojit "Cannabis Sativa" . Po keshtu ne dhomen e gjumit u gjeten dhe nje qese me ngjyre te zeze, me zbukurime (kurora etj) me ngjyre bronxi brenda te ciles ka nje cante te vogel ngjyre jeshile si ato te bizhuve me mbishkrim "Jade For You", brenda te ciles ka 4 qese farmaceutike trasparente brenda te cilave kishte 45 (dyzet e pese) qese plastike me ngjyre si te bardhe te mbyllura me djegie brenda te cilave ka material pluhur me ngjyre te bardhe te dyshuar si lende narkotike Kokaine si dhe 2 (dy) qese pak me te medha me ngjyre si te bardhe te mbyllura me djegie brenda te cilave ka material pluhur me ngjyre te bardhe te dyshuar si lende narkotike Kokaine. Ne kete qese te zeze ndodhet nje peshore elektronike, nje pale gershere, nje top me qese plastike me mbishkrim "Fino", dy qese transparente te mbyllura me shine me mbishkrim "Hico", brenda te cilave ka qese farmaceutike transparente bosh. Per dokumentimin e ketij fakti penal eshte bere peshimi i lendes se dyshuar narkotike, peshim i cili u krye me peshore elektronike te markes Adam. Pasi eshte bere sekuestrimi i lendes se dyshuar narkotike te llojit "Cannabis Sativa" , eshte bere peshimi i saj dhe ka rezultuar se me peshe te pergjithshme me amballazh 2.9 (dy pike nente) kilogram. Pasi eshte bere sekuestrimi lendes te dyshuar narkotike te llojit "Kokaine" , eshte bere edhe peshimi i saj, nga ku ka rezultuar me peshe te pergjithshme me amballazh 25.2 (njezet; e pese pike dy) gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 01/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Avokati I Arlind Kamberi ka kerkuar ndryshimin e mases se sigurise pasi prinderit e tij jane te moshuar dhe jo ne gjendje te mire shendetesore. Kamberi ka pretenduar para gjykates se ai eshte posedues, perdorues I droges qe eshte gjetur ne banese, por nuk e prodhon dhe shet ate. Arlind Kamberi u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest ne burg". Me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare Kamberi u denua me 4 vite burg pasi perfitoi nga ulja e gjykimit te shkurtuar. Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se Tiranes , duke ndryshuar masen e denimit per te pandehurin Arlind Kamberi dhe denimin e tij me 5 vjet e 6 muaj burgim. Ne zbatim te nenit 406 te K. Pr.Penale , denimin e te pandehurit Arlind Kamberi me 3 vjet e 8 muaj burgim.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 12/07/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 05/03/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 29/03/2021

Vendimi i gjykatës së apelit: lë në fuqi vendimin e Gjyk.Shk.I

Data e vendimit së gjykates së apelit 04/04/2022

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.