Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Elson

Mbiemri: Rumi

Data Ngjarjes: 23/02/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Elson Rumi, 25 vjec, pasi gjate kontrollit fizik iu gjeten doza kanabisi dhe kokaine,nje telefon dhe nje peshore elektronike . Sipas dosjes hetimore, rezulton se Policia kishte informacione ne rruge zyrtare qe Elson Rumi merret me shitje të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa dhe lëviz me automjetin me targa AA038FF. Rreth orës 20:00 nga ana policisë është konstatuar automjeti tip Volkswagen me targë AA038FF në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, ku në timon ka qenë shtetasi Elson Rumi dhe më pas ka ndaluar në rrugën "Myslym Shyri" dhe ka takuar një person tjetër ku dhe kanë qëndruar për disa minuta. Më pas personi që takoi, që më vonë është identifikuar si shtetasi Kris Gjore, ka hipur në vendin e drejtuesit në automjetin me targa AA038FF dhe shtetasi Elson Rumi si pasagjer në vendin e parë dhe kanë filluar levizjen drejt Blv. "Zhan D'ark", kryqezimi i Vasil Shantos deri në rrugen nr.23 (mbrapa shkolles Vasil Shanto). Pasi është ndaluar mjeti, ka zbritur shtetasi Elson Rumi dhe është ngjitur në katin e dytë të nje pallati ngjitur vendit ku u parkua automjeti, ndërsa shtetasi Kris Gjore ka ndenjur në makinë duke pritur. Pas disa minutash ka dalë nga banesa shtetasi Elson Rumi dhe, kur ka zbritur në katin e parë, në shkalle, ështe ndaluar nga ana policisë, ku në pjesën e të brendshmeve i është gjetur një qese si ato farmaceutike me lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një qese si ato farmaceutike me dy qese të mbyllura me djegie ne forme doze me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokaine. Më pas është ushtruar kontroll në banesen e shtetasit Elson Rumi, ku në dhomën e tij të gjumit, në dollapin e rrobave, në një sirtar, janë gjetur dy kavanoza qelqi brenda të cilëve u konstatua material bimor me karakteristika të lëndës narkotike cannbis sativa, ne një qese plasmasi ngjyrë të bardhe u konstatua material bimor me karakteristika si ato te lëndës narkotike cannabis sativa, në një vazo qelqi pak më të vogël u konstatuan disa qese të mbeshtjella brenda të cilave u konstatua pluhur i bardhë me karakteristika të lëndës narkotike kokaine, një peshore elektronike e dyshuar me mbetje të lëndës narkotike kokaine, si dhe rreth 200 copë qese si ato farmaceutike me vetëmbyllje

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 21/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Gjate gjykimit, Elson Rumi ka kerkuar te procedohet me gjykimin e shkurtuar. ai u gjet fajtor nga Gjykata e Tiranes per prodhim dhe shitje te narkotikeve dhe u denua me 6 vite burg, denim qe nga gjykimi i shkurtuar i shkoi ne 4 vite dhe gjykata e kaloi ne 4 vite sherbim prove, me kushtin qe te mos perfshihet ne ngjarje dhe aktivitete kriminale. Elson Rumi u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest ne burg".

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 21/09/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 25/02/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 09/03/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.