Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Armando
Mbiemri: Hodaj
Data Ngjarjes: 03/02/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale; Neni 285/a - Përshtatja e lokalit për përdorim droge
Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasit Armando Hodaj, 29 vjec , A. H., Aleks Hysa, A.K., E. S., F. Ll. , Renaldo E. S, S. K., N. L. Policia ka kryer kontroll ne nje restorant peshku ne rrugen "Aleksander Moisiu", bazuar ne informacionet e siguruara ne rruge operative se aty konsumohej dhe shitej lende narkotike e llojit kokaine dhe cannabis sattiva. Lokali u gjet i hapur ne kundershtim me kufizimet e orarere te vendosura me aktet ligjore ne fuqi dhe eshte ushtruar kontroll mjediseve brenda lokalit dhe personave qe u gjenden aty. Ne ambientin e brendshem te restorantit jane gjetur te ulur ne nje tavoline shtetasit Armando Hodaj, Amarildo Harecari, Adriatik Kaci, Elmaz Saliu, Taulant Xhafa, Ibrahim Xhafa. Sipas dosjes, ne pjesen e kembeve te shtetasit Armando Hodaj ne dysheme u gjet nje qese plastmasi, brenda te ciles u gjeten 5 qese te mbyllura me material te ngjashem me ate te lendes narkotike te kokaines dhe nje leter si ajo e paketave te cigareve, ku brenda u konstatuan 3 qese te mbyllura me djegie, me lende narkotike te ngjashme me ate te llojit kokaine. Siper tavolines perpara karrikes, ku ishte ulur shtetasi Armando Hodaj, u konstatua nje pakate me mbishkrimin Rrothmans. Brenda saj u gjet nje cigare e dredhur lende narkotike kanabis sativa. Pas kontrollit, ne pjesen e nje paradhome, qe komunikonte me tualetin, u gjet nje pjese porcelani ne siperfaqen e brendshme u konstatua lende narkotike kokaine. Armando Hodaj ka deklaruar se lenden narkotike e kishte per perdorim vetjak dhe ishte e tij. Kur konstatoi se po afroheshin punonjesit e policise nga frika e hodhi sasine qe kishte ne xhep pertoke. Lenden narkotike e ka gjetur ne nje qoshe ne zonen e Kinostudion ,nuk e ka blere. U referua per nenin 283 /1 dhe 285/a .