Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Mikel
Mbiemri: Zeneli
Data Ngjarjes: 06/11/2020
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 135 - Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren
Detaje të çështjes: Qytetari E.P. kallzoi Mikel Zenelin, 49 vjec me detyre ekonomist ne kompanine qe merret me shperndarjen e postes. Dyshohet se ka shkaktuar dem prej 3 mije euro, pasi ne detyren e korrierit ai I merrte dhe I kthente ne zyre.
Në datën 06.11.2020 ka paraqitur kallezim shtetasi E. P., i cili ka deklaruar se është i punësuar në pozicionin e ekonomistit në subjektin "Coex" shpk me aktivitet shpërndarjen e postës. Ky shtetas ka kallezuar se punonjësi i subjektit shtetasi Mikel Zeneli, në pozicionin e korrierit për shpërndarjen e postës në kohë të ndryshme i ka shkaktuar dëm këtij subjekti në shumën rreth 3000 (tre mijë) Euro.
Konkretisht ky shtetas pasi merrte kutitë postare për ti shpërndarë në klientët përkatës i kthente këto porosi me preteksin se, klientët nuk e kishin marrë porosinë. Këto kuti kur kthehesin nga korrieri liheshin në zyrë. Gjatë një kontrolli rutinë në komunikim me klientët që nuk kishin marrë porositë rezultoi se, disa nga porositë e kthyera nga korieri klientët i kishin marrë. Në këto kushte janë hapur kutitë e kthyera nga ky korier dhe brenda tyre janë gjetur sende të ndryshme që nuk i përkisnin porosive. Në një nga kutitë është gjetur bluza e korierit ndërsa në një tjetër janë gjetur gurë.
Personi nën hetim, korrieri Mikel Zeneli, i ka dorëzuar porositë por në kompani i ka kthyer si të pa dorëzuara dhe tarifën që paguanin klientët për marrjen e porosisë nuk e ka dorëzuar në kompani, por e ka përvetësuar. Në këto kushte shërbimet e policisë gjyqësore kanë bërë ndalimin e shtetasit nën hetim Mikel Zeneli.U referua per nenin 135 (vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren)