Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Eris

Mbiemri: Tafa

Data Ngjarjes: 11/12/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh

Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasit Eris Tafa, Erion Dibra per nenin 283 (prodhim dhe shitje narkotikesh ). Ne 10 dhjetor 2020 Erion Dibra eshte konstatuar ne rrugen Petro Nini Luarasi, duke u futur ne rrugica ku ka takuar shtetasin Eris Tafa dhe se bashku kryenin levizje te dyshimta ne lagje, e per kete shkak policia i ka ndaluar, nderkohe qe i kane bere qendrese dhe ofenduar efektivet. Pas kontrollit fizik, shtetasit Erion Dibra i jane gjetur dy qese alumini brenda te cilave kishte boce e ngjashme me ate te kanabis satives me peshe 4.6 grame. Ne keto kushte, eshte kerkuar kontrolli i baneses se Eris Tafes, pasi ishte prane vendit te ngjarjes. Pas kontrollit ne banese Eris Tafes i eshte gjetur ne nje tryeze druri 4 doza kanabis sativa. Gjithashtu jane gjetur disa doza tjera ne formen e boces, ndersa ne dhomen e gjumit eshte konstatuar lende narkorike kokaine. Gjithashtu, ne banese u gjeten edhe 50 mije leke te cilat u sekuestruan. Nga peshimi rezultoi se ne banesen e Tafes u gjeten 97.2 grame kanabis dhe 3 grame kokaine.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 15/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Eris Tafa u hetua ne masen "Arrest shtepie" nga Prokuroria e Tiranes deri ne momentin e arrestimit te tij me urdher te SPAK per nje dosje tjeter, per te njejten akuze dhe tashme ndodhet ne masen e sigurise "Arrest ne burg" Eris Tafa para grupit hetimor ka treguar qe eshte perdorues i lendes narkorike, fakt i provuar edhe nga nje akt ekspertim, ndersa ka pretenduar se dhe sasia e gjetur ne banese ishte per perdorim vetjak. Nderkohe, pluhuri i bardhe eshte shprehur Tafa eshte sode qe e perdor per probleme te stomakut. Pavaresisht ketyre pretendimeve, ekspertet vleresojne se sasia e gjetur ne banese nuk eshte per perdorim vetjak, duke bere qe Prokuroria te dergoje kerkesen per gjykim per te. Gjykata e Tiranes denoi shtetasin Eris Tafa me 6 vite burg, qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 4 vite. Ky vendim u Apelua nga shtetasi Eris Tafa , i cili nepermjet avokatit te tij ka kerkuar nje denim minimal. Pas shqyrtimit ne Apel, treshja gykuese vendosi te lere ne fuqi fajesine e tij, por ta denoje ate me 5 vjet burgim, denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar, shkon ne 3 vjet e 4 muaj burgim.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 22/11/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 12/12/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.