Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Besri
Mbiemri: Kollari
Data Ngjarjes: 18/01/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/b - Krijimi i lehtesirave per marrjen dhe perdorimin e droges
Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Basri Kollari, 58 vjec , nen dyshimin se ky shtetas kishte pershtatur lokalin e tij per perdorim dhe konsum droge. Sipas dosjes hetimore, punonjesit e Policise, kane shkuar per te verifikuar informacionin e marre ne rruge operative, sipas te cilit, ne lokalin e sherbimit bar afe, qe njihej me emrin " BESI'S ", ne pronesi te pandehurit Besri Kollari, nje grup personash ndodheshin brenda tij, jashte orarit te percaktuar si kufi, per qarkullimin e qytetareve, per shkak te kufizimeve te vendosura me akt normativ, ne kushtet e pandemise COVID - 19.Informacioni tregonte gjithashtu se, personat qe ndodheshin brenda ne lokal, i cili, ishte i regjistruar ne regjistrin tregetar si subjekt" person fizik ", ne emer te pandehurit, ndodhej ne ambientet e pallatit "Moskat ", ne rrugen " Sulejman Delvina ", konsumonin substanca narkotike. Ne momentin e verifikimit te informacioneve te marre, brenda ne lokalin ne fjale, pervec pronarit te tij, te pandehuri Besri Kollari, jane gjetur edhe shtetasit A. e Xh.K., I.D. dhe E.M..
Ne kontrollin e lokalit, ne kushtet e flagrances, brenda, tij u gjeten nente qese te boshatisura, qe dyshohej se kishin sherbyer per mbajtje te lendes narkotike te llojit "kokaine", si dhe disa mjete ne forme pipash e konkretisht gjashte te tille, qe dyshohej se kishin sherbyer, si mjete per thithjen e substancave narkotike ne gjendje pluhuri. Ne nje ene qe sherbente, si mbajtese e sheqerit, e vendosur ne nje tavoline, eshte gjetur gjithashtu edhe nje sasi pluhuri i bardhe, e dyshuar si substance narkotike. Po ashtu jane gjetur edhe tre karta plastike me mbetje pluhuri, te ngjashem me produktin e lendes narkotike ne trajte pluhuri. Ndersa ne nje qese tjeter, eshte gjetur edhe nje sasi pluhuri e dyshuar si lende narkotike e ngjashme me ate te llojit "Kokaine", pesha e te ciles ishte 0,2 gram. Sendet e sipershenuara u sekuestruan me cilesine e proves materiele dhe i pandehuri Besri Kollari, eshte shoqeruar ne organin e policise dhe eshte arrestuar ne kushtet e flagrances.