Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Jeton

Mbiemri: Lazri

Data Ngjarjes: 16/01/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Jeton Lazri, te cilit iu sekuestruan 14 kilograme kanabis, nje automjet dhe dy telefona. Jeto Lazri , 53 vjec nga Peshkopia po levizte per te shperndare droge drejt Tiranes. Ai u kap ne uren "e Institutit" dhe u referua per nenin 283 /1 (prodhim dhe shitje narkotikesh). Më datë 14.01.2021, rreth orës 17.30. shërbimet e policisë dhe të Seksionit kundër Narkotikëve pranë Drejtorise vendore të policisë Tiranë, në vendin e quajtur rruga "Kastriotët" ura e Institutit, gjatë patrullimit pas një informacioni në rrugë operative, kanë konstatuar mjetin e tipit "Ford Focus", të cilit i kanë bërë shenjë ndalimi, ku si drejtuesi i ketij mjeti është identifikuar i pandehuri Jeton Lazri. Gjate kontrollit fizik të ushtruar në pjesën e bagazhit ju gjetën dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale: tre qese plastike ku brenda së cilës kishte material bimor të thatë me aromë dhe karakteristikë si ajo e lendës narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sativa, e cila pas peshimit rezultoi te jetë me peshë totale me gjithë ambalazh 13.8 kg.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 25/06/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Si gjatë kapjes në flagrancë dhe më pas, i pandehuri Jeton Lazri ka pretenduar që sasinë e lëndës narkotike e ka gjetur buzë rrugës dhe se e kishte ngarkuar në makinë për ta dorzuar sipas tij në Komisariatin e Policisë. Gjykata e Tiranes denoi shtetasin Jeton Lazri me 6 vite burgim, denim i cili u ul nga gjykimi i shkurtuar ne 4 vite burg. Vendimi u apelua nga Jeton Lazri, i cili kerkoi ulje te denimit per shkak te kushteve sociale dge ekononike qe kishte. Megjithate, Gjykata e Apelit la ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 13/10/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi:

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 18/01/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 29/01/2021

Vendimi i gjykatës së apelit: lë në fuqi vendimin e Gjyk.Shk.I

Data e vendimit së gjykates së apelit 21/06/2022

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.