Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Hamid

Mbiemri: Dobi

Data Ngjarjes: 27/07/2023

Kategoria: Krim i organizuar

Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Hamit Dobi si te dyshuar per mashtrim me ane te Call centerave, bashke me disa persona te tjere, si rezultat i nje hetimi te kryer nga SPAK dhe prokuroria italiane. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës Italiane në Pordenone, në vazhdim të operacionit “Dream Earnings”, të datës 25 Tetor 2022, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, kemi bërë të mundur nxjerrjen e katërmbëdhjetë masave të tjera te sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, të shtetasve shqiptarë, të cilët janë anëtarë me role dhe detyra të veçanta, pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me mashtrimin financiar të shitjeve online. Gjatë hetimeve janë administruar nga Prokuroria e Posaçme në total 140 kallzime të kryera nga palët e dëmtuara ne Itali, të cilët janë mashtruar nga grupi kriminal për një shumë totale prej afërsisht 4.700.000 euro. Hetimet kanë nisur si pasojë e një denoncimi të kryer në Policinë Postare në Pordenone. Verifikimet e mëtejshme kanë nxjerrë në dritë një skemë mashtrimi mjaft komplekse, sipas së cilës viktimat, kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra shumë të vogla të cilat në dukje çonin në fitime stratosferike. Disa viktima në fakt, shihnin se si trefishohej investimi i tyre në pak ditë, duke i parë fitimet nëpërmjet platformave të fallsifikuara dhe të konfiguruara enkas për to nga organizata kriminale me qëllimin për ta bërë sa më të besueshëm fitimin. Gjatë kryerjes së më shumë se një numri mjaft të madhe përgjimesh në Itali dhe Shqipëri, ka rezultuar se mashtruesit ishin mjaft të aftë në përdorimin e teknikave reale bindëse aq sa kishin arritur të bindnin qytetarët e pafajshëm të investonin gjatë kësaj kohe qindra mijëra euro në llogari rrjedhëse jashtë shtetit. Në çdo transferim në hyrje rezultonte dhënia e një sasie BitCoin në favor të një Portofoli të panjohur duke humbur në këtë mënyrë gjurmët e parave. Grupi i strukturuar kishte ngritur një call center të vërtetë, me role të ndryshme në brendësinë të tij: në fakt, kishte operatorë, të cilët merreshin me kontaktet e para me klientët duke verifikuar mundësinë e tyre për investim si dhe kishte “konsulentë” të vërtetë të cilët i ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimeve me më shumë përfitim për ta. Masat e sigurimit të nxjerra si rezultat i analizës të të gjitha provave të marra nga përgjimet në Itali dhe Shqipëri, nga analiza e pajisjeve elektronike të sekuestruara, nga vëzhgimet dhe verifikimet e bëra para dhe pas goditjes të datës 25 tetor të vitit 2022, kanë të bëjnë me personat të cilët kanë rol deciziv në kuadër të mashtrimeve të kryera, pasi këta shtetas janë drejtues faktikë të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve, IT dhe konsulentë të shitjeve, (Retention). Analiza e llogarive rrjedhëse, e kryer nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve që kanë perfshirë disa Shtete anëtare të Bashkimit Europian ndër to Qipro, Lituania, Estonia, Hollanda dhe Gjermania kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave, në pjesën më të madhe të rasteve, shndërrohej në kriptovalutë të lidhura me llogari të huaja të pagjurmueshme. Nga analiza e kryer rezulton se grupi funksiononte sipas skemave shumë të sakta: operatorët e ndryshëm të call center, të cilët merrnin një pagë mujore dhe merrnin bonus sa herë që përmbyllnin një investim, të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte një drejtues i cili përveç se merrte një përqindje për investimet e realizuara, merrte edhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit të tij. Çdo drejtues nga ana tjetër i përgjigjej një administratori i quajtur supervizor, i cili përveç se merrte pagesën mujore më të lartë, merrte dhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjithë pjestarët e grupit kriminal. Përveç kësaj ishin parashikuar edhe sanksione dhe dënime për ata që nuk do të arrinin të përmbyllnin kontrata. Bëhet fjalë për një sistem që i bënte operatorët “të mos kishin besim” tek njëri-tjetri dhe të ishin në garë se kush ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe për të sjellë fitime; e gjitha kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm, viktima të kësaj gare absurde. Verifikimet hetimore kanë bere te mundur gjithashtu përcaktimin dhe identifikimin e teknikëve përgjegjës të grupit te strukturuar të cilët administronin jo vetëm të gjithë infrastrukturën informatike të call center-it të ngritur, por dhe kujdeseshin për të fshehur dhe penguar hetimet ndaj tyre dhe identifikimit të call center-it në fjalë. Është ushtruar kontroll në 12 banesa ku gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin) të cilat i kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.