Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Aleks

Mbiemri: Ndreka

Data Ngjarjes: 29/07/2023

Kategoria: Krim i organizuar

Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;Neni 319/c - Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja;Neni 319/ç - Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të larte të organeve të drejtësisë;Neni 333 - Organizate kriminale;Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;Neni 287 - Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale;

Detaje të çështjes: Policia shpalli ne kerkim shtetasin Aleks Ndreka, me dyshimet se ka bashkepunuar ne vrasje dhe ka kerkuar vrasjen e nje tjeter shtetasi, si dhe ka bashkepunuar ne disa plane atentatesh ne Shkoder dhe Tirane, te parealizuar. Hetimi i cili ka bazen e tij dhjetra komunikime te transkriptuara nga autoritetet franceze nga komunikimet ne aplikacionin Sky dhe Encrochat. Ne keto komunikime, Pellumb Gjoka dhe personat e tjere te hetuar dhe vene ne pranga apo shpallur ne kerkim, flisnin per realizimin e vrasjeve dhe sipas SPAK, verifikimet e tjera te kryera kane treguar se ato jane reale dhe kombinohen me detaje te ngjarjeve, duke bere keshtu keta shtetas te dyshuar. Konkretisht, SPAK thote se ata jane pergjegjes per: vrasjen e shtetasit Gjin Borici, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020. Vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepajt, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021. Sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020. Në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Dhule, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020. "Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr.9 i vitit 2023, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022. Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është bërë e mundur të dokumentohet se persona me precedent kriminal, të dënuar për vepra të rënda penale, kanë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale për të cilat vijojnë hetimet. Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publik, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit. Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit Behar Bajri, Ervis Martinaj, Pellumb Gjoka, Denis Bajri, Edmond Preka, Klaudio Haka, Prek Kodra, Astmer Bilali, Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj, Eljon Hato, A.B., Ardrit Hasanpapaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita. Gjithashtu me vendimin nr.314, date 24.07.2023 ka miratuar kërkesën për lejimin e kontrollit të 14 ambjenteve të ndryshme. Më datë 27.07.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kanë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.94, date 23.07.2023, për 6 shtetas, konkretisht shtetasit Pellumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardirt Hasanpapaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.