Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Shpetim

Mbiemri: Bakia

Data Ngjarjes: 26/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka mbyllur hetimet për 17 zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke e çuar për gjykim procedimin penal per shtetasit; Panol At-Nikolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë”(gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal. Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal. Eni Sejdinaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal. Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal. Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal. Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal. Gazmend Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”(dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal. Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal. Neritan Bablusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”(dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal. Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal. Besnik Hyka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal. Ilir Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”(dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal. Fjoralb Demiraj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”(dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal. Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal. Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal. Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 27/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: Gjykata e Posacme vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Shpëtim Bakia, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Shpëtim Bakia me 9 (tetë) muaj burgim. Në bazë të nenit 59 të Kodit penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë për një periudhë prej 1 (një) vit e 6 (katyër) muaj.. Urdhërohet i pandehuri Shpëtim Bakia të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Tiranë dhe të mos marrë kontakt me persona të dënuar.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 18/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 29/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.