Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Besnik
Mbiemri: Hyka
Data Ngjarjes: 26/07/2021
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;
Detaje të çështjes: Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, finalizoi operacionin policor "Ndërmjetësi".
Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve:
Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike";
Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike" ;
Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike";
Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" ndaj personave nën hetim:
Besnik Hyka, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike" ;
G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike" .
Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues "Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik" ndaj personit nën hetim:
Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike".
Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale "I.A", për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policine gjyqesore" , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike".