Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Andi
Mbiemri: Çelmeta
Data Ngjarjes: 29/05/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;
Detaje të çështjes: Inspektor Andi Çelmeta, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrestua nga AMP pas një hetimi disa mujor me dyshimet se është përfshirë në korrupsion gjatë ushtrimi të detyrës së tij si punonjës policie.
Bashkë me të në pranga ra edhe inspektori tjetër i Shqiponjave, shtetasi Hashim Xhixha. Hetimet per kete rast ne fillim u kryen nga Prokuroria e Tiranes, por dosja i kaloi SPAK, me vendim te Gjykates se Tiranes, diten e mases se sigurise.
Arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.