Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Safet
Mbiemri: Gjici
Data Ngjarjes: 24/06/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 260 - Korrupsion pasiv i fuksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore ;
Detaje të çështjes: Policia e Tiranës arrestoi ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ai u vu në pranga me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë, në "Arrest shtëpie" u mbyll shtetasja Alma Kaçi, e cila akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve publik.
Hetimet për Safet Gjicin nisën pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia për izolimin e qenëve endacak në Kukës.
Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësinë e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.