Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Aldi

Mbiemri: Shehi

Data Ngjarjes: 14/06/2023

Kategoria: Krim i organizuar

Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;Neni 287 - Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale;

Detaje të çështjes: Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme u arrestua shtetasen Aldi Shehi. Ai u vu në pranga pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme për disa akuza më e rënda prej tyre ajo e pastrimit të parave dhe të qenit pjesë e një grupi krimina. Në një komunikim zyrtar, SPAK tha se hetimet janë kryer në në bashkëpunim me autoritetet franceze. Nga hetimet paraprake të kryer në territorin francez nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi, është mundur të evidentohet veprimtaria kriminale e kryer nga shtetas me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar. Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy. Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm. Akuzat e ngritura nga SPAK per 17 personat e përfshirë në këtë dosje, 5 prej të cilëve janë në kërkim, janë: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 174/2 i Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/1 i Kodit Penal; “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 298/2-22 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 16/06/2023

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.