Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Silvi
Mbiemri: Shehi
Data Ngjarjes: 04/06/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 245 - Korrupsion aktiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore ;
Detaje të çështjes: Biznesmeni Vladimir Topi, u arrestua me kerkese te Prokurorise se Posaçme me dyshimet e perfshirjes ne korrupsion per nje tender.
Bashke me te ne pranga per korrupsion ra edhe inxhinieri i kompanise qe administron Topi, Silvi Shehi.
Sipas SPAK, ky i fundit, ka marr 330 mije leke ne banesen Vladimir Topit me qellim per tia dhene zyrtares Laureta Sheto, kji e fundit, me pas ia dha Joana Duros, sekretares se Pergjithshme te Ministrise se Shendetesise, me qellim favorizimin ne nje tender me fond 800 mije leke.
Tenderi u fitua nga kompania e Vladimir Topit.
SPAK tha se hetimet niswn mbi bazën e informacioneve të sigurura nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.
Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja Joana Duro, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja Laureta Sheto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë së Posaçme, arrestuan në flagrance në datën 02.06.2023 shtetaset Joana Duro dhe Laureta Sheto, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.
Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja Laureta Sheto).