Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Pellumb
Mbiemri: Salillari
Data Ngjarjes: 12/05/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;Neni 328 - Korrupsion aktiv ne zgjedhje ;
Detaje të çështjes: Partia Demokratike kallezoi ne Prokurorine e Posaçme biznesmenin Pellumb Salillari, per akuzat e korrupsionit ne zgjedhje, kanosje e zgjedhesve dhe shperdorim detyre.
Ne kallezimin e dorezuar ne SPAK nga deputetja Albana Vokshi pretendon se: "kallëzuesi, pasi kam rënë në dijeni të disa veprimtarive penale të parashikuar nga nenet 248. 328 dhe 329 të Kodit Penal konkretisht, "Shpërdorimi i detyrës". "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" dhe "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", kryer në bashkëpunim, paraqesim kallëzimin kundër shtetasve të sipërcituar, për ndjekje nga organi i Prokurorisë, pasi në gjykimin tonë ka dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin por edhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar deri më tani, mund të kenë konsumuar elementët e veprave penale të sipërpërmendura.
Këta shtetas, me veprimet e tyre dyshohet se kanë tentuar të joshin qytetarë të caktuar si dhe/ose kanë bërë presion ndaj qytetarëve të caktuar në Bashkinë Kuçovë, me qëllim për të shtrembëruar vullnetin e tyre në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14-Majit 2023.
Ky kallëzim merr shkas nga ngjarjat e fundit në Bashkinë e Kuçovës, ku me prova foto dhe video (bashkengjitur) te bera publike edhe nga mediat e ndryshe apo rrjetet sociale, fenomeni shqetesues i blerjes se mbeshtetjes se popullit me ane te shperndarjes se thaseve me ushqime nga ne ambiente qe ruhen nga punonjes me uniforme te Bashkisë Kuçovë.
Nga ana tjetër, ka dyshime te arsyeshme se ne keto afera te jete i perfshire drejteperdrejte edhe biznesmeni Pellumb Salillari, i cili dihet boterisht se ka lidhje interesash me kreytarin e Bashkise Kucove Hajdari per projektin 4-milion Euro të Sinecit. Sipas denoncimeve publike te bera edhe nga kandidati i Opozitës, Koalicioni "Bashkë Fitojmë" në Kuçovë, z. Lefter Maliqi, ekzistojne dyshime te forta te bazuara ne indicje se Pellumb Salillari ka "investuar" ne Kucove dhe po hedh para vetem e vetem qe te fitoje benjamini i tij Kreshnik Hajdari, me qellimin qe projektet e nisura bashke t'i finalizojne.
Përpara 2-ditësh për Agjeninë Telegrafike Shqiptare, kandidati Lefter Maliqi u shpreh se : "Po fikin dritat natën në Kuçovë dhe blejnë votat si kaçakë". hajdutët e Kreshnik Salillarit. 'pengut të oligarkut Pellumb Hajdari", duke shtuar se: "Këto ditë qëndroni vigjilentë. patrulloni dhe kapni hajdutët që mbrohen nga policia. Lekët ua merrni, se janë lekët tuaja. dhe i ndëshkoni me vote. Stop shitblerjes së votës, stop presioneve, stop çakulli elektoral. Votoni me zemër", u shpreh Maliqi.