Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Anila

Mbiemri: Shehu

Data Ngjarjes: 08/05/2023

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;

Detaje të çështjes: Anila Shehu, Drejtoresha e Përgjithshme e Rezidencës Studentore nr 1 ne Qytet Studenti u kallezua nga nje student me SPAK, i cili perfaqeson aktivistet e kauzave studentore. Kallezimi eshte bere per akuzen e "Shperdorimit te detyres" dhe studentet e kane dorezuar ate edhe prane Prokurorise se Tiranes. Ne materialin e kallezuar ne SPAK, pretendohet se " në shumicën e godinave që janë rikonstruktuar nuk është bërë asnjëgjë përveçse një fasadë". Studentet thone me tej se ne nje nga godinat ku ka perfunduar punimet, shihet qartë që rikonstruksioni ka qenë i pjesshëm sepse janë të faktuara me përgjigje zyrtare nga Drejtoresha e Rezidencës Studentore nr. 1 ku pohon që rikonstruksionet e godinave 24 dhe 25 nuk kanë qenë të plota por të pjesshme. Duke u nxitur nga ky fakt që në përgjigjet zyrtare që kemi marrë nga “Rezidenca Studentore nr. 1” bie në sy godina numër 6 që është rikonstruktuar plotësisht me parimin e efiçensës së energjisë sipas të njëjtit program me mbështetjen e Qeverisë Turke nëpërmjet “Agjensisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim” TIKA e cila ka kushtuar 953.263 euro.   Një vlerë shumë e madhe për kushtet që përmban godina brenda dhe jashtë, për të cilën kemi biseduar me studentët se çfarë përmban një dhomë studenti ku ata jetojnë, një ëc dhe tualet ku për këto pyetje na i kanë dërguar me foto dhe video dhomat, ëc, tualetet dhe dushet ku shikohen shumë pak materiale në krahasim me vlerën që janë shpenzuar.   Nisur nga ky fakt kemi kërkuar dhe pyetur për çmimet e referencës në disa kompani të ndryshme. Sipas informacioneve dhe llogarive të mbledhura nga kompanitë në treg me çmim pakicë një dhomë në godinën numër 6 kushton 136.080 lekë të reja ndërkohë sipas llogaritjeve dhe informacioneve të mbledhura në godinën numër 6 duke pjestuar numrin e dhomave që janë 78 vihet re se janë shpenzuar 12.1 mijë euro. Nxitur edhe nga ky fakt kemi pyetur disa ekspertë të ndryshëm ku ata na kanë cituar që vlera e rikonstruksionit është shumë e madhe ato çfarë ka brenda godina, për ekspertët duket qartë rast abuzimi me fondet. Ne nuk jemi juristë dhe ndoshta këto fjalë mund të mos jenë të renditura si duhet siç janë modelet zyrtare të kallzimeve por ne ju sigurojmë që argumentet e mësipërme me prova janë formësuar thjeshtë mbi logjikën dhe asgjë tjetër. Nga investigimi që ne kemi bërë na rezulton se ka shkelje të rënda penale nga punonjësit publik të administratës duke mos dashur të bëjmë juristin ç’mojmë se shpërdorimi i detyrës publike me pasoja tepër të rënda, vepër kjo e parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal dhe i kryer në bashkëpunim është vepër penale e konsumuar tashmë Ne kërkojmë që ju të shqyrtoni dhe të hetoni se çfarë është bërë me rikonstruksionet, sesi janë shpenzuar këto fonde në Rezidencën Nr. 1 “Qyteti Studenti”.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.