Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Çelnik
Mbiemri: Toska
Data Ngjarjes: 25/05/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 319/ç - Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të larte të organeve të drejtësisë;
Detaje të çështjes: Inspektori i Policise se Elbasanit, Çelnik Toska, u vu ne masen e sigurise "Arrest shtepie", pasi SPAK e akuzon ate se eshte perfshire ne korrupsion duke tentuar te liroje nga sekuestro nje mjet, i cili ishte kapur me heret me dru.
Sipas dosjes hetimore, qyetetari Zenel Taragjini, i cili interesohet per lirimin e mjetit, ka dhene 50 mije leke dhe nje sasi mishi per ta bere te mundur nje gje te tille.
Mishin thote SPAK rezulton ta kete marr Celnik Toska ne daten 8 dhjetor 2022.
Nderkohe, hetimet te cilat nisen ne nentor pas nje bisede te interceptuar nga nje hetim tjeter, treguan nje sere bisedash te shtetasit Zenel Taragjini, i cili shqetesohet per faktin se edhe pse ka dhene leket dhe mishin, mjeti ende nuk po lirohej.
Nderkohe, gjate ketyre hetimeve, rezultojne edhe biseda te efektivit te policise Çelnik Toska,me prokurorin e Elbasanit, Arbër Berexha, ky i fundit pasi pyetet nfa Toska per sekuestron e mjetit, e keshillon ate te mos liroj asnje mjet pa urdherin e prokurorit.