Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Arben

Mbiemri: Ahmetaj

Data Ngjarjes: 27/02/2023

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 257/a - Refuzim per deklarim /mosdeklarim/fshehje ose deklarim i rreme i pasurive , interesave private te personave te zgjedhur dhe nepunesve publik ose cdo personi tjeter qe ka detyrim ligjor per ta deklaruar;Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Prokuroria e Posaçme vuri ne hetim deputetin Arben Ahmetaj, ish ministrin e Financave dhe te Rindertimit per akuzat e "Korrupsionit", "Shperdorimit te detyres", "Mosdeklarim te pasurise" dhe "Pastrim parash". 4 akuzat ndaj Ahmetajt vijne nga dy procedime te cilat u bashkuan ne muajin shkurt te ketij viti. Procedimi i pare ishte ai i ndare nga procedimi i inceneratorit te Elbasanit dhe i dyti procedim i regjistruar pas nje kallezimi te bere nga gazetari Adriatik Doci. Prokuroria e Posaçme ka vene ne sekuestro dy vila ne pronesi te personave te afert me Ahmetajn me dyshimet se ato jane indirekt prona te krijuara prej deputetit. Ne daten 9 mars, Byroja Kombetare e Hetimit ne baze te nje vendimi te Gjykates se Posaçme ushtroi kontroll ne vilen ne pronesi te bashkejetueses se Ahmetajt dhe referuar informacioneve zyrtare, SPAK ka mundur te gjej disa prova. Ne daten 6 mars, SPAK nepermjet Byrose Kombetare te Hetimit, sekuestroi ne nje studio arkitekturore dokumentacionin dhe planet e ndertimit per 8 prona ekzistente dhe te porositura nga njerez prane deputetit.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.