Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Drejtor i ASHK, Vlorë

Mbiemri: Erdet Mandi

Data Ngjarjes: 03/04/2023

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;

Detaje të çështjes: Drejtori i ASHK-s në Vlorë, Erdet Mandi dhe 7 zyrtarë dhe ish zyrtarë te tjerë të kësaj drejtorie, u kallëzuan në Prokurorinë e Posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme, Mandi dhe zyrtarët e tjerë kanë shpërdoruar detyrën, pasi nga verifikimet e kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman. Të kallëzuarit e tjerë janë: Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë. Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë. Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë. Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë. Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë. Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë dhe Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.