Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Rasim
Mbiemri: Daci
Data Ngjarjes: 17/03/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit:
Detaje të çështjes: Shtetasi Rasim Daci, administrator i kompanisë England ShPK, u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme që e akuzon atë për “Falsifikim të dokumenteve”. Prokuroria e Posaçme thotë se ai ka falsifikuar dokumentet në funksion të tenderit për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë. Sipas SPAK, Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë falsifikuar dokumente.
Më pas, zyrtarët e Bashkisë, në bashkëpunim me kryetarin Lefter Alla, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë.