Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Zyrtar i Bashkise se Bulqizes
Mbiemri: Rubin Kola
Data Ngjarjes: 17/03/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike;
Detaje të çështjes: Zyrtari i Bashkisë së Bulqizës Rubin Kola u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pasi akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Sipas Prokurorisë, Daci në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë Lefter Alla dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë.