Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Zyrtar Bashkia Dimal
Mbiemri: Agim Cuni
Data Ngjarjes: 14/02/2023
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike;Neni 248 - Shperdorim detyre ;Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;
Detaje të çështjes: Me kërkesë të SPAK, policia arrestoi shtetasin Agim Cuni, specialist emergjencave, për akuzat e “Shpërdorimit të detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Pali në bashkëpunim me Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Altin Pali, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Dimal, dhe Arben Guraj, përgjegjës i sektorit të Shërbimeve jepnin leje ndërtimi në këmbim të vlerave monetare që shkonin nga 2 mijë e 500 euro deri në 3 mije euro.
Gjithashtu, SPAK ka vënë në akuzë edhe shtetasin Vait Koshi, administrator i një kompanie dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie për akuzat e korrupsionit dhe ushtrimit ndikimit te paligjshëm. Ka dyshime se zyrtarët pasi jepnin lejet e ndërtimit orientinin qytetarët te cila kompani te kryenin punimet.