Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Amarildo

Mbiemri: Lika

Data Ngjarjes: 16/02/2023

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Efektivi i policise Rrugore ne Tirane, Amarildo Lika u arrestua nga SPAK per akuzen e "Ushtrimit te ndikimit te paligjshem". Bashke me te ne pranga perfundoi edhe Eljo Picoku, i dyshuar per te njejten akuze. SPAK tha se keta punonjes per disa muaj, kanë premtuar dhe siguruar qytetarë të ndryshëm, drejtpërdrejt apo mes personave të tjerë, që kundrejt përfitimeve monetare të parregullta, do tju kthenin para afatit të pezullimit lejet e drejtimit të pezulluara sipas sanksioneve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, që administroheshin në Zyrën e Kartotekës së OASH.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 21/07/2023

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: SPAK thote se ma dokumentuar 8 raste që i implikojnë efektivët  në këtë skemë korruptive. Nje nga rastet është zbuluar nga aplikacioni Tik-Tok. Në këtë episdo shtetasja me inicialet B.D,  ndan me ndjekësit e saj në tik tok, lajmin e pezullimit të patentës për 3 muaj. Eduart Caka, i cili ka parë në rrjetet social këtë fakt, i ka shkruar në privat. Ai, i lë takim dhe i thotë se do ia zgjidhte një mik i tij, përkundrejt 70 mijë lekëve të rinjë dhe do ja kthente patentën. “Nëse e ke gjobë dore ma ço t’ia çoj atij tipit, se i shkruajta direkt më tha ma nis gjobën, na bën punë ajo fleta pz.”  Pasi shtetësja bën gati lekët dhe ia dorëzon, brenda pak ditësh i rikthehet patentat në një hotel në periferi të Tiranës. Një tjetër episod  është komunikimi mes një personi që i ishte hequr patenta dhe një tjetri i cili futet ndërmjetës me efektivin e policisë, Elio Picoku i cili kërkonte 900 euro, por nuk pranonte të identifikohej.  Revi Osmani, ndërmjetësi me policin Picoku i shkruan një qytetari se çmimi ishte në fakt 1000 euro, por ishte dakortësuar për 900 euro. Gjykata e Apelit la ne burg Amarildo Liken, i cili beri rekurs me pas ne Gjykaten e Larte dhe kjo e fundit ne daten 1 qershor.

Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 19/02/2023

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni: Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 13/03/2023

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.