Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Amar (Dritan)

Mbiemri: Shkembi

Data Ngjarjes: 19/01/2023

Kategoria: Krim i organizuar

Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;

Detaje të çështjes: Amar Dritan Shkembi u arrestua ne Dubai, disa jave pasi Prokuroria e Posaçme, SPAK, leshoi nje urdher arresti per te si i perfshire ne atentatin ndaj Pellumb Muharremit, ish prokutorit Arian Ndoja dhe shoferit te tyre, qe mbeti i vrare ne kete ngjarje, Andi Maloku. Sipas SPAK Shkembi ka marr pjese ne ngjarje duke bashkepunuar me sigurimin e mjeteve dhe kushteve per ngjarjen. SPAK tha se gjatë hetimit janë grumbulluar prova të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Plaurent Dervishaj, Endrit Sinani, Julian Meçaj, Amar Shkembi, Ramazan Rraja etj, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Plaurent Dervishaj, Endrit Sinani, Julian Meçaj, Amar Shkembi.,Bashkim Hoxhaj Gent Nderjaku, Ramazan Rraja, Julian Pjetri, Marsel Deçka, Ariol Halilaj kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N dhe A.L, G.M dhe A.M, sipas episodeve respektive (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019). Pas kryejes së shumë veprime hetimore me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për disa persona nën hetim si dhe ka lejuar kontrollin e 10 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Krujë).

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.