Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Sali
Mbiemri: Berisha
Data Ngjarjes: 15/09/2022
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;Neni 259/a - Korrupsion pasiv i nepunesve te huaj publik;Neni 333 - Organizate kriminale;Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;
Detaje të çështjes: Avokati Idajet Beqiri kallezoi ne SPAK ish presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha per disa akuza, me te renda korrupsioni, shperdorimi I detyres, grup I strukturuar kriminal dhe vrasje. Gjithe kallezimi ka te bej me faktin penal te vjedhjes se thesarit te shtetit ne Krrabe.
Ne kallezim pretendohet se, më 13.3.1997 dhe në fundin e vitit 1999, në prag të vitit të ri 2000, objekti shtetëror i rëndësisë tepër të veçantë, në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme, është vjedhur me urdhër të ish Presidentit të Republikës Sali Berisha dhe prej ish Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Ilir Metaj. Në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë. Objekti ishte "Tepër Sekret", i Koduar “Lumi” dhe i përcaktuar si Vend-strehimi i Kryeministrisë në rast lufte. Inventari i fundit i thesarit të shtetit ishte bërë më 27.2.1997. Pas ngjarjeve të marsit 1997, Sali Berisha, ish President i Republikës, ka ngarkuar ish badigardi e tij Izet Haxhia dhe grupin e tij të shoqërimit, të gjithë të armatosur, për të ruajtur vendndodhjen e thesarit të shtetit në tunelet e Krrabës.
Në datën 12 mars 1997, me urdhër të ish Presidentit Sali Berisha, janë larguar forcat e armatosura që drejtoheshin nga Izet Haxhia nga tunelet e Krrabës, ku ndodhej thesari i shtetit dhe në vendin e tij kanë ardhur persona të armatosur të komanduar nga ish punonjësi i SHIK, Xhahit Xhaferi. Në datën 13.3.1997 shtetasit Xhahit Xhaferi, Shaban Memia dhe disa persona të tjerë, me çanta ushtarake në shpinë, duke patur çelsat dhe duke ditur kodet e hapjes së 3 dyerëve, kanë hyrë dhe kanë vjedhur arin në monedha dhe në bizhuteri që ndodhej në disa arka. Bje në sy fakti që kur erdhën në qeverisjen e vendit PS, me kryeministër Fatos Nano, megjithëse ishte një fakt i bërë publik vjedhja e arit të shtetit në tunelet e Krrabës, nuk është bërë asnjë inventar krahasues me inventarin e bërë në datën 27.02.1997, para se ari të vidhej. Ilir Meta ka patur dijeni të plotë për vjedhjen e arit në tunelin e Krrabës, sikurse e dinin të gjithë shqiptarët. Ai dinte njëkohësisht faktin se pas kësaj vjedhje, autoritetet e institucioneve të shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim për të bërë inventarizimin e arit të grabitur nga anëtarët e grupit të strukturuar që udhëhiqte dhe i dërgoi në Krrabë Sali Berisha për të vjedhur arin. Ai ka shpërdoruar detyrën sepse, megjithëse ishte në dijeni të grabitjes së floririt në 23 mars 1997, nuk ndërmori një verifikim dhe nuk bëri një inventarizim tNë datën 12 mars 1997, me urdhër të ish Presidentit Sali Berisha, janë larguar forcat e armatosura që drejtoheshin nga Izet Haxhia nga tunelet e Krrabës, ku ndodhej thesari i shtetit dhe në vendin e tij kanë ardhur persona të armatosur të komanduar nga ish punonjësi i SHIK, Xhahit Xhaferi. Në datën 13.3.1997 shtetasit Xhahit Xhaferi, Shaban Memia dhe disa persona të tjerë, me çanta ushtarake në shpinë, duke patur çelsat dhe duke ditur kodet e hapjes së 3 dyerëve, kanë hyrë dhe kanë vjedhur arin në monedha dhe në bizhuteri që ndodhej në disa arka. Bje në sy fakti që kur erdhën në qeverisjen e vendit PS, me kryeministër Fatos Nano, megjithëse ishte një fakt i bërë publik vjedhja e arit të shtetit në tunelet e Krrabës, nuk është bërë asnjë inventar krahasues me inventarin e bërë në datën 27.02.1997, para se ari të vidhej. Ilir Meta ka patur dijeni të plotë për vjedhjen e arit në tunelin e Krrabës, sikurse e dinin të gjithë shqiptarët. Ai dinte njëkohësisht faktin se pas kësaj vjedhje, autoritetet e institucioneve të shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim për të bërë inventarizimin e arit të grabitur nga anëtarët e grupit të strukturuar që udhëhiqte dhe i dërgoi në Krrabë Sali Berisha për të vjedhur arin. Ai ka shpërdoruar detyrën sepse, megjithëse ishte në dijeni të grabitjes së floririt në 23 mars 1997, nuk ndërmori një verifikim dhe nuk bëri një inventarizim të kësaj pasurie të madhe kombëtare, por i krijoi terren vetes së tij që të vepronte më vonë vet, me bashkëpunëtorët e tij të strukturuar në grupin kriminal, për të vjedhur "pjesën e luanit" nga Floriri i Shqiptarëve.