Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Plaurent
Mbiemri: Dervishaj
Data Ngjarjes: 19/01/2023
Kategoria: Krim i organizuar
Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;
Detaje të çështjes: Plaurent Dervishaj u shpall ne kerkim me kerkese te Prokurorise se Posaçme, SPAK, si nje nga personat qe ka organzuar atentatin ndaj Pellumb Muharremit, ish prokurorit Arian Ndoja dhe shoferit te Ndojes, Andi Maloku qe mbeti i vrare. Dervishaj qe prej disa vitesh ndodhet ne Dubai dhe per kete arsye nuk u be i mundur arrestimi i tij, teksa SPAK thote se ka prova qe e implikojne ate nepermjet pergjimeve dhe komunikimeve te enkriptuara te terhequra nga autoritetet franceze.
SPAK tha se gjatë hetimit janë grumbulluar prova të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Plaurent Dervishaj, Endrit Sinani, Julian Meçaj, Amar Shkembi, Ramazan Rraja etj, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi).
Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Plaurent Dervishaj, Endrit Sinani, Julian Meçaj, A. SH.,Bashkim Hoxhaj Gent Nderjaku, Ramazan Rraja, Julian Pjetri, Marsel Deçka, Ariol Halilaj kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N dhe A.L, G.M dhe A.M, sipas episodeve respektive (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).
Pas kryejes së shumë veprime hetimore me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për disa persona nën hetim si dhe ka lejuar kontrollin e 10 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Krujë).