Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Endrit
Mbiemri: Sinani
Data Ngjarjes: 19/01/2023
Kategoria: Krim i organizuar
Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;
Detaje të çështjes: Endrit Sinani u arrestua me kerkese te Prokurorise se Posaçme, SPAK, e cila e akuzon ate se bashke me 8 persona te tjere kane bashkepunuar per organizimin dhe pergatitjen e atentatit ndaj Pellumb Muharremit, ish prokurorit Arian Ndoja dhe shoferit te Ndojes, Andi Maloku qe mbeti i vrare ne nentor te 2019-es.
SPAK thote se ka prova qe vertetojne implikimin e tij ne kete ngjarje dhe tjera qe po planifikoheshin nga grupi kriminal.
SAPK tha se gjatë hetimit janë grumbulluar prova të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Plaurent Dervishaj, Endrit Sinani, Julian Meçaj, A. SH., Ramazan Rraja etj, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi).
Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Plaurent Dervishaj, Endrit Sinani, Julian Meçaj, A. SH.,Bashkim Hoxhaj Gent Nderjaku, Ramazan Rraja, Julian Pjetri, Marsel Deçka, Ariol Halilaj kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N dhe A.L, G.M dhe A.M, sipas episodeve respektive (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).
Pas kryejes së shumë veprime hetimore me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për disa persona nën hetim si dhe ka lejuar kontrollin e 10 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Krujë).