Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Prokuror i Posaçem

Mbiemri: Ened Nakuçi

Data Ngjarjes: 09/12/2022

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;

Detaje të çështjes: Gazetari Adriatik Doçi kallezoi prokurorin Ened Nakuçi ne SPAK per akuzen e "Shperdorimit te detyres" dhe "Veprimeve qe pengojne zbardhjen e te vertetes". Bashke me Nakuçin gazetari kallezoi per te njejtat akuza edhe prokurorin tjeter Klodian Braho. Sipas Adriatik Doçit, dy prokuroret qe kane nen hetim dosjen per konçensionin e inceneratorit te Elbasanit, kane marre ne menyre selektive provat e siguruara nga kompjuteri i shtdtasit Klodian Zoto, administrator i kompanise kryesore te inceneratoreve, i shpallur ne kerkim qe prej dhjetorit 2021. Ne kompjuterin tij, sipas Docit jane nje sere emailesh per pagesa hotelesh dhe udhetimsh per ish zevendes kryeministrin dhe ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Keto pagesa jane bere nga Zoto dhe SPAK nuk i ka bere pjese thote ai ne Kallezim te hetimeve per te mbuluar Arben Ahmetajn.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Mosfillim

Data e Vendimit te Prokurorise: 22/12/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori:

Historia: Prokurori tjeter i SPAK, Alfred Shehu, pasi shqyrtoi kallezimin e bere nga gazetari Adriatik Doçi, ne daten 22 dhjetor, doli me mosfillim hetimesh, duke argumentuar se dosja per te cilen behet fjale, eshte ne hetim nga dy prokuroret ne nje procedim tjeter dhe per kete arsye, nuk ka konsumim te veprave penale te ngritura ne kallezim.

Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.