Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Iris

Mbiemri: Puca

Data Ngjarjes: 11/11/2022

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Iris Puca me kerkese te SPAK, i cili kreu disa muaj hetime ne bashkepunim me autoritetet spanjolle dhe 8 vende te tjera ne Evrope per goditjen e veprimtarise mashtruese te Call Centerave. Ai akuzohet nga Prokuroria per mashtrim kompjuterik dhe grup te strukturuar kriminal. SPAK thote se nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra-mijëra persona të cilët janë kryesisht shtetas të vendeve europiane. Te hetuarit i përkasin një rrjeti kriminal, që janë të përfshirë në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet sistemeve kompjuterike duke përdorur për vjeljen e të ardhurave, kriptovalutat etj. Rrjeti kriminal ka perdorur dhjetëra qendra telefonike (Call Center) në disa vende dhe qindra platforma në rrjet, për të kryer mashtrimet kompjuterike. Të dyshuarit u paraqitën si ndërmjetës që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla. Në realitet grupi i strukturuar kriminal i mashtroi viktimat, duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike (Call Center), ose mënyra të tjera të të ashtuquajturës inxhinieri sociale. Kjo i inkurajoi viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit të kontrolluara nga grupi i strukturuar kriminal, duke shkaktuar humbjen e shumave të mëdha të parave.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti ne shtepi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 12/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 30/11/2022

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.