Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Adrian
Mbiemri: Korriku
Data Ngjarjes: 11/11/2022
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;
Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Adrian Korriku me kerkese te SPAK, i cili kreu disa muaj hetime ne bashkepunim me autoritetet spanjolle dhe 8 vende te tjera ne Evrope per goditjen e veprimtarise mashtruese te Call Centerave. Ai akuzohet nga Prokuroria per mashtrim kompjuterik dhe grup te strukturuar kriminal.
SPAK thote se nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra-mijëra persona të cilët janë kryesisht shtetas të vendeve europiane. Te hetuarit i përkasin një rrjeti kriminal, që janë të përfshirë në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet sistemeve kompjuterike duke përdorur për vjeljen e të ardhurave, kriptovalutat etj. Rrjeti kriminal ka perdorur dhjetëra qendra telefonike (Call Center) në disa vende dhe qindra platforma në rrjet, për të kryer mashtrimet kompjuterike.
Të dyshuarit u paraqitën si ndërmjetës që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla. Në realitet grupi i strukturuar kriminal i mashtroi viktimat, duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike (Call Center), ose mënyra të tjera të të ashtuquajturës inxhinieri sociale. Kjo i inkurajoi viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit të kontrolluara nga grupi i strukturuar kriminal, duke shkaktuar humbjen e shumave të mëdha të parave.