Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Gilbert
Mbiemri: Pushani
Data Ngjarjes: 26/10/2022
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale;
Detaje të çështjes: Policia arrestoi Gilbert Pushanin per akuzen e mashtrimit kompjuterik dhe grupit te strukturuar kriminal.
Ai u vu ne pranga pas nje hetimi te perbashket mes SPAK dhe prokurorise italiane per aktivitetin mashtrues te Call Centerave ne Shqiperi. Nga aktiviteti mashtrues rezulton se keta persona i kane shkaktuar nje dem prej 3 milione eurove qytetareve italian, nderkohe perllogariten mbi 1 mije qytetare te mashtruar.
SPAK tha se htimet kanë filluar pas denoncimit të bërë në Policinë e Postë-Telekomunikacionit në qytetin e Pordenone, Itali ku pas verifikimeve të mëtejshme ka dalë një skemë mashtrimi mjaft komplekse sipas së cilës, viktimat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, ku bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra të vogla, të cilat transformoheshin në fitime jashtëzakonisht të mëdha. Disa prej viktimave në fakt kanë parë se si investimet e tyre janë trefishuar në vetëm pak ditë, duke i parë fitimet e tyre nëpërmjet disa platformave në rrjet të krijuara enkas nga grupi kriminal për ta bërë akoma më të besueshëm investimin.