Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Fatmir

Mbiemri: Kodra

Data Ngjarjes: 15/09/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Detaje të çështjes: Në datë 15.09.2021 në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë është paraqitur shtetasi Drin Ismaili i cili ka bërë kallëzim duke shpjeguar se është me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë ka qenë i planizuar me shërbim turni i parë bashkë me kolegun e tij Miklovan Mingaj në rrugën Isuf Elezi. Rreth orës 08.50 është ndaluar automjeti tip Reno Clio me targa AA263PN i cili drejtohej nga shtetasi Fatmir Kodra. Kur e ndaluan shoferin i bëjnë me dije se arsyeja e ndalimit ishte sepse ai nuk kishte të vendosur rripin e sigurimit dhe më pas i kanë kërkuar që ti jepte dokumentet e mjetit. Pasi kanë marrë dokumentacionin e mjetit të cilat ishin të futura në një qese kur e ka hapur ka konstatuar se sipër qeses ishte një kartmonedhe 2000 (dymije) lekëshe me numër serie QC612535. Pasi ka parë kartmonedhen mes qeses që mbulonte dokumentet e mjetit e ka pyetur drejtuesin e mjetit se përse ndodhej kjo kartmonedhë dhe ai i është përgjigjur se e kishte harruar gabimisht kartmonedhën brenda dokumenteve. Më pas punonjësi policisë i bën me dije drejtuesit të mjetit se veprimi qe ai kishte kryer ishte vepër penale dhe do shoqërohej në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga verifikimi që i ka bërë dokumentacionit të mjetit i rezulton se këtij mjeti i kishte përfunduar siguracioni, kontrolli teknik si dhe nuk kishte leje qarkullimi me vete. Për të gjitha shkeljet e konstatuara është përpiluar procesverbali i konstatimit të shkeljes administrative me nr. 2109150082, datë 15.09.2021 e mjeti me targë AA263PN bllokohet në ambjentet e Komisariatit të Policisë Rrugore deri në shlyerjen e detyrimeve. Biseda mes punonjësit të policisë dhe drejtuesit të automjetit Fatmir Kodra është filmuar nëpërmjet aparatit celularit sepse kamerat trupore nuk janë funksionale.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 16/11/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori:

Historia: Në deklarimin si person ndaj te cilit zhvillohen hetime shtetasi Fatmir Kodra, pa praninë e avokatit mbrojtës sepse nuk dëshironte tka sqaruar se ka qene duke drejtuar mjetin tip tip Reno Clio që është në pronesi te Kleviol Sagerit. Ka qenë i merzitur sepse është marre nga bashkëshortje ne telefon ku i thote se ishte e sëmurë dhe po nxitonte qe ti jepte ndihmë sepse ishte vetëm në shtëpi. Teksa po ikte për në banese është ndaluar nga dy punonjës policie të cilët e panë se po drejtoja mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë bisedës së bërë punonjësit e policisë i kërkuan dokumentet të cilat ja ka dhënë pasi i ka nxjerrë nga kroskoti makines. Punonjësi policisë e ka pyetur mbasi morri dokumentet e mjetit se përse ndodhej në mes të dokumentave kartmonedha 2000 lekëshe dhe ai i është pergjigjur se makina nuk është e tija dhe ka qenë futur gabimisht kjo kartmonedhë brenda. Personi nën hetim thotë se nuk kishte dijeni për kartmonedhen që ishte brenda dokumentave dhe nuk ka pasur për qëllim të korruptoja punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës. Fatmir Kodra u hetua ne gjendje te lire dhe u gjykua me procedure te shkurtuar ai u gjet fajtor dhe denua fillimisht me 6 muaj burg, per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 4 dhe u pezullua me 8 muaj kusht.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 25/01/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 244/a - Korrupsion aktiv i nepunesve te huaj publike;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.