Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Lavdije
Mbiemri: Gryka
Data Ngjarjes: 07/06/2022
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;
Detaje të çështjes: Me datë 06.06.2021, nga ana e drejtuesve të Komisariatit nr. 5 Tiranë, është përpiluar një urdhër shërbimi për "Kontrolin e territorit, zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kunuraligjshme", në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit me nr. 142, datë 05.02.2021 "Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2021" konkretisht në fshatin Dritas, lagja Parrocë, pranë tokave të fısit Gryka. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë janë konstatuar bimë narkotike të dyshuara canabis Sativa të mbjella, pranë banesës së të pandehurit Muharrem Gryka dhe bashkeshortes se tij Lavdije Gryka. Më pas nga ana e policisë është hyrë në ambjentet e jashtme të banesës dhe janë venë re se nga ana veriore e banesës, rreth 25 metra largësi, në një tokë bujqësore (brenda rrethimit që korrespondon me tokën e shtetasit Muharrem Gryka) ishin të mbjella dy ngastra toke me bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Nga kqyrja rezultoi se njëra ngastër toke ka sipërfaqe 3 x 4 m ku janë të mbjella me rreshta bimë narkotike gjithsej 48 rrënjë. Ngjitur me këtë parcelë është një ngastër tjetër toke e cila ka përmasa 4 x 15 m në të cilën janë të mbjella me rreshta gjithsej 66 rrënjë bimë narkotike. Gjithsej në të dy parcelat kishte të, mbjella 114 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Të dyja ngastrat e tokës që ishin të mbjella me lëndë narkotike ishin të rrethuara më lëndë drusore në formë sere e mbuluar me material plastik, plasmas. Në afërsi të bimëve vërehen bidona me ujë, pleh organik, tuba plastik që shërbejnë.