Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Anetar i KVO Bashkia Durres

Mbiemri: Gjergji Markola

Data Ngjarjes: 29/10/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike;

Detaje të çështjes: Spak pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2021, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se: Në procedurën e prokurimit me REF-57495-05-06-2020, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj €“ qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit Aderiatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe nga shtetasit Patriot Beqiraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të €˜Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike €™ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal. Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, E.R., Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi €“ R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi. Janë regjistruar si persona nën hetim, për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave", parashikuar nga neni 186 i K. Penal edhe shoqëritë R & R Group sh.p.k., Klosi €“ R Company sh.p.k. dhe Ra €“ Mi Kompani sh.p.k., subjekte për të cilat vijojnë hetimet, përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesmarrëse. Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 90 akti datë 28.10.2021, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" për shtetasit: Patriot Beqiraj, Gjergj Marko, Indrit Matmuja, Aderiatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi. Caktimin e masës së sigurimit "arrest në shtëpi" për shtetasen Lulzime Rami dhe "detyrim për t €™u paraqitur në policinë gjyqësore" për shtetasen E.R.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 00/00/0000

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor Gjergji Markolen, te cilin e gjykoi me procedure te shkurtuar dhe e denoi perfundimisht ate me 10(dhjetë)muaj e 20(njëzet) ditë burgim per akuzen e "Shkeljes se barazise ne tendera". Gjithashtu gjykata i hoqi te drejten qe te ushtroje funksione publike ne 5 vitet e ardhshme. Ky vendim i apeluar nga Gjergji Markola, u la ne fuqi nga Gjykata e Apelit.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 18/01/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 31/10/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.