Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Aleks

Mbiemri: Delija

Data Ngjarjes: 10/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasen Aleksa Delija, per vepren penale " korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike " sipas nenit 244. Me daten 09.07.2021 ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane eshte paraqitur shtetasi V.S., me detyre punonjes policie prane Komisariatit te Policise Rrugore Tirane i cili ne kallezimin penal te bere nga ana e tij sqaron se ka qene i planizuar me sherbim turni i dyte ne patrullim ne aksin rrugor nga sheshi "Shqiponja" deri ne rrugen e "Durresit". Rreth ores 19.30 ai ishte vendosur bashke me kolegun e tij V.B. ne kryqezimin e   Laprakes per te konstatuar shkeljet prezente. Ne oren 20.10 konstaton mjetin tip mercedez benz i cili vazhdoi levizjen me semafor te kuq. I bene shenje ndalimi drejtuesit te mjetit por ai nuk u bind duke vazhduar levizjen drej "Zogut te Zi". Pasi njoftojne sallen operative per cfare ndodhi vazhdojne ndjekjen e mjetit duke bere te mundur ndalimin e tij prane pallatit te sportit "Asllan Rusi". Pasi i bejne te ditur drejtuesit te mjetit Aleks Delija arsyen e ndalimit i kane kerkuar dokumentacionin e mjetit. Kur bejne kontrollin e dokumentacionit rezulton se ishte cdo gje ne rregull dhe i kerkojne patenten ne menyre qe t €™i benin pezullimin, sepse ishte futur me semafor te kuq dhe nuk ju bind urdherit per te ndaluar. Me pas drejtuesi mjetit i dha serisht lejen e qarkullimit ku brenda saj ishin kater kartmonedha te prerjes 2000 lekeshe   Fillimisht punonjesit e policise i thane drejtuesit te mjetit qe t €™i merrte leket mbrapsh pasi po bente veper penale, por ai kembenguli qe t €™i merrnin ne menyre qe te shmangte vendosjen e masen administrative.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 28/10/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: I pandehuri Aleks Delija tha para hetuesve se eshte student ne degen artiktekture ne fakultetin e arkitektures dhe urbanistikes. Jam i penduar per sa ka ndodhur dhe nuk kam pasur per qellim qe te korruptoj punonjesin e policise. Shuma e lekeve ka qene bashke me dokumentat e mjetit dhe une leket i kisha vendosur ne kroskotin e makines sic i pata terhequr ne bankomat. Gjykata e Tiranes denoi me 4 muaj burgim shtetasin Aleks Delija, duke e gjetur ate fajtor per korrupsion ndaj punonjesve te policise rrugore. Denimi u konvertua ne sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 28/10/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 12/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.