Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Ish minister Mjedisi
Mbiemri: Lefter Koka
Data Ngjarjes: 20/10/2021
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike;Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;
Detaje të çështjes: Partia Levizja Socialiste per Integrim ka dorezuar ne SPAK nje kallezim. Në kallëzimin e LSI theksohet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të "Shkeljes së barazisë në tendera" dhe "Shpërdorimin e Detyrës".
Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: "Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.
Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: "Shpërdorim Detyres" dhe "Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në Tendera".
Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore", thuhet në padinë e LSI.