Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Pierin

Mbiemri: Ndrejaj

Data Ngjarjes: 17/10/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh narkotikesh;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasit : Pierin Ndrejaj, 33 vjeç, Olsion Lleshi , 22 vjeç dhe Marnek Purashaj , 21 vjeç, pasi në rrugën "Sulejman Delvina" gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin Pierin Ndrejaj dhe pasagjer Olsion Lleshi dhe Marnek Purashaj , sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis. Më datë 15.10.2021, rreth orës 15:40, në rrugën "Sulejman Delvina", shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 2, kanë ndaluar dhe kontrolluar mjetin tip Benz, me drejtues mjeti shtetasin Pjerin Ndrejaj dhe pasagjer shtetasit Marnek Purashaj, Olsion Lleshi dhe Olsi Bezati. Poshtë sediljes së shoferit, te pjesa e poshtme e pasagjerit të mbrapëm, është konstatuar një çantë lëkure në ngjyrë të zezë dhe blu, brenda së cilës ndodhej një qese e zezë plastike, si ato të mbeturinave, në të cilën ndodhej një sasi materiali i thatë bimor, në formë boçeje, me aroma dhe karakteristika si lënda e dyshuar narkotike "cannabis sattiva". Brenda mbështetëses së krahut të shoferit, ndodhej një paketë cigaresh "Marlboro", brenda së cilës ndodhej një sasi materiali i thatë bimor, si lënda e dyshuar narkotike "cannabis sattiva". Në xhepin e derës së pasagjerit të krahut të majtë, u konstatua një qese farmaceutike, me lëndë të dyshuar narkotike "cannabis sattiva".Është bërë peshimi i lëndës së dyshuar narkotike €˜cannabis sattiva €™ të gjetur në çantën e lëkurës dhe rezultoi me peshë totale me ambalazh 275.8 (dy qind e shtatë dhjetë e pesë pikë tetë) gram. Është bërë peshimi i lëndës së dyshuar narkotike €˜cannabis sattiva €™ të gjetur brenda paketës së cigareve dhe rezultoi me peshë totale me ambalazh 19 (nëntëmbëdhjetë) gram. Është bërë peshimi i lëndës së dyshuar narkotike €˜cannabis sattiva €™ të gjetur në xhepin e derës së pasagjerit dhe rezultoi me peshë totale me ambalazh 1.6 (një pikë gjashtë) gram, të cilat do të dërgohen për ekspertim kimik prane IPSH. Është bërë marrja e kampionit të urinës shtetasve të mësipërm dhe do të dërgohet për ekspertim pranë IML.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 18/10/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 04/11/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.