Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Anetar i KVO Alban

Mbiemri: Malaveci

Data Ngjarjes: 08/10/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike;

Detaje të çështjes: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se: Në proçedurën e prokurimit "Proçedurë e hapur", me objekt "Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro", me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve Julian Tapia , Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi Thoma Gellci, me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve nën hetim Julian Tapia , Alban Malaveci , Ervin Muraj dhe Thoma Gellci. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: "Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Vendosjen e masës të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasit nën hetim Thoma Gellci, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasave nën hetim Julian Tapia , Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 11/10/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 30/10/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.