Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Ish drejtor i RTSH Thoma
Mbiemri: Gellci
Data Ngjarjes: 08/10/2021
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;
Detaje të çështjes: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:
Në proçedurën e prokurimit "Proçedurë e hapur", me objekt "Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro", me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve Julian Tapia , Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.
Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi Thoma Gellci, me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve nën hetim Julian Tapia , Alban Malaveci , Ervin Muraj dhe Thoma Gellci. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: "Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e masës të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasit nën hetim Thoma Gellci, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasave nën hetim Julian Tapia , Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.